Një person në Shtime dyshohet se kanosi kryesuesin e vendvotimit

Një person në Shtime dyshohet se ka hyrë në një dhomë të votitmit dhe ka kaosur kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri”.

Këtë e ka konfirmuar Kanun Veseli- zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B.V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha Veseli.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button