Një person u plagos nga arma e zjarrit, dy të tjerë nga mjetet e forta – krejt çka dihet për incidentin në Klinë

Mbrëmë në orët e vona në Jashanicë të Klinësndodhi një ngjarje e rëndë pas të shtënave me armë zjarri, shkruan TandemPress.
Tre persona u lëndua, një nga të shtënat me armë zjarri, kurse dy të tjerë nga mjetet e forta.
Lajmin për TandemPress e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.
I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.