Ballina
Një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe nën dyshimet për pjesëmarrje në luftë

Behar Preniqi, shtetas nga Kosova, është ndaluar nga autoritetet serbe mbrëmjen e djeshme nën dyshimet për pjesëmarrje në luftën e fundit kundër popullatës serbe.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës së bashku me familjen e tij, kur u ndalua në kufi nga autoritetet serbe.
Sipas informacioneve, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa një person tjetër i ndaluar në të njëjtën kohë është liruar. Familjarët e Preniqit kanë njoftuar tashmë institucionet përkatëse në Kosovë lidhur me rastin dhe po kërkojnë ndihmën e tyre për lirimin e tij.