Numërohen mbi 50 për qind e votave të diasporës

Mbi 50 për qind e votave që i përkasin votimit nga jashtë tashmë janë numëruar.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi.
Sipas KQZ-së nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar gjithsej 147 kuti votimi – 80 prej tyre që përmbajnë fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë komunash dhe 67 të tjera për kuvendet komunale.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i përkasin votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qendror njofton se tashmë ka filluar edhe publikimi i rezultateve të këtij procesi në platformën zyrtare për zgjedhjet lokale: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/./