Numërohen mbi gjashtë mijë vota në Prishtinë, prin Përparim Rama

Përparim Rama prin me mbi 300 vota dallim ndaj Hajrulla Çekut pas numërimit të 6,669 votave në Komunën e Prishtinës.

Kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i kryeqytetit ka fituar 3,503 vota.

Ndërsa, kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku ka marrë 3,166 vota, tregojnë rezultatet preliminare të KQZ-së.

Sipas projeksioneve të exit-polleve, Përparim Rama është fitues i balotazhit në Prishtinë.

Artikuj të tjerë

Back to top button