Operacion i gjerë policor në disa lokacione në Kamenicë

Policia e Kosovës njofton për arrestimin e tre personave të dyshuar në Komunën e Kamenicës për veprat penale “Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Arrestimi u bë si rezultat i një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni dhe në bazë të autorizimeve nga Prokuroria Themelore, ku sot u krye një operacion i gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.
Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore, kanë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Gjatë kontrollit shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
Para në vlerë 8700 Euro
1 (një) Granatë dore
1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm
145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm
1 (një) karikator
201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm
1 (një) sprej piper
1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm
1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Mrijuan me peshë 1.1 gr.
Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 200), , të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.