LajmeZgjedhjet 2025

Opozita në Prishtinë thërret seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal

Këshilltarët komunal të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës për shkarkimin e kryesuesit.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se për këtë mbledhje me synim shkarkimin e kryesuesit Pëllumb Bajqinovci, ka përkrahjen e këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur.

Seanca e Kuvendit Komunal do të mbahet më 27 shkurt.

Pëllumb Bajqinovci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishte zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës më 21 korrik të vitit 2023. Zgjedhja e tij ishte bërë përmes votimit të fshehtë gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Zgjedhja e Bajqinovcit i parapriu dorëheqjes së Fehmi Kupinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 8 qershor të vitit të kaluar.

Shkaku i skandalit për ndërrimin e tokave, nga koalicioni qeverisës në Prishtinë është larguar PDK-ja.

Kryetari Përparim Rama tani është duke qeverisur i vetëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button