BallinaLajme

Orav në Pejë, diskuton për rolin e komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Pejës.

Atje ai është takuar me kryetarin e këtij qyteti, Gazmend Muhaxherin.

“Diskutuan bashkëpunimin lokal-qendror dhe rolin kyç të komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së”.

“Përgëzuan Kryetarin e Komunës për qeverisjen gjithëpërfshirëse mbi barazinë gjinore, angazhimin e komunitetit, iniciativat e gjelbra dhe transparencën digjitale”, shkroi ai në një postim në X, transmeton Klankosova.tv.

Në një njoftim paraprak, Orav tregoi se ndalesë të parë në Pejë e patën Vitomiricën.

“Dorëzuam çelësat e një kopshti të ri të financuar nga BE-ja me vlerë 1.23 milion euro të investuara në arsimin e hershëm dhe efikasitetin e energjisë. Një shembull i shkëlqyer i partneritetit BE-Kosovë në nivel local”, deklaroi zyrtari evropian

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button