Ballina

OSBE: Duhet të ruhet pavarësia e gjyqësorit si themel i demokracisë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar ndaj sulmeve që ia ka bërë pushteti ekzekutiv Gjykatës Supreme pas vendimit në lidhje me çështjen e arkave fiskale.

OSBE-ja ka thënë se është e rëndësishme ruajtja e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit si themel të sistemit demokratik të Kosovës.

“Respekti për vendimet e Gjykatave Kushtetuese dhe Supreme, bashkë me hapjen e dialogut konstruktiv mes institucioneve, mbeten vendimtare në vazhdimin e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve”, thuhej në reagimin e OSBE-së.

OSBE-ja është e gatshme që të përkrah institucionet e Kosovës në forcimin e praktikave demokratike dhe ndërtimin e besimit publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button