
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një deklaratë të saj të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku kishte theksuar angazhimin e vazhdueshëm 5-vjeçat në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë.
Në fjalimin e saj, Osmani pati hedhur poshtë deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si plotësisht të pavërteta.
“Qartësisht, ajo që presidenti Vuçiq ka deklaruar është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli, që të vizitoni Republikën e Kosovës për të parë vetë përparimin që kemi bërë dhe demokracinë që po lulëzon. Më pas, ju vetë mund të vendosni nëse do t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij.”
Më poshtë mund ta dëgjoni fjalimin e saj, që e shpërndau në Facebook, ku shkroi: Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!



