Osmani do t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese komente për çështjen e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë të martën gjykatës më të lartë të vendit komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.
Kupina nuk dha hollësi lidhur me përmbajtjen e komenteve që presidentja do t’ia dërgojë nesër Gjykatës Kushtetuese.
Por, ai shtoi se qëndrimi i presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet të ketë të drejtën të bllokojë institucionet e as shtetin.