Osmani i kërkon Gjermanisë ndihmë për heqjen e masave të BE-së: Është urgjencë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Ëadephul.

Në këtë konferencë, Osmani ka përfituar nga rasti për të falënderuar Qeverinë e Gjermanisë për kontributin ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Tutje, Osmani ia ka shtruar një kërkesë publike Gjermanisë, duke i kërkuar përkrahjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Vizita juaj në Kosovë është një dëshmi e qasjes suaj dhe qeverisë së udhëhequr nga Merz se BE-ja mbetet e paplotë pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Populli i Kosovës e sheh Gjermaninë si aleatin më të besueshëm në gjithë kontinentin evropian. Ne synojmë të hyjmë si kontributdhënës e jo si barrë. Në këtë rrugëtim Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë. Heqja sa më parë e masave ndaj Kosovës është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë”, ka thënë Osmani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button