
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët.
Këtë deklaratë ajo e bëri pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar këtë takim si një dëshmi të frymës vëllazërore që bashkon dy vendet.
“Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët. 🇽🇰🇦🇱 Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon.”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes së përbashkët euroatlantike.
“Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.”, ka shtuar Osmani.



