Osmani në “Darkën e Lamës”: Nga toka fillon gjithçka, jeta, bereqeti dhe begatia

Nën patronazhin e presidentes Vjosa Osmani, mbrëmë është mbajtur “Darka e Lamës”.
Me këtë rast Osmani, vlerësoi lart produktet që marrim nga toka e vendit tonë.
“Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia”, tha Osmani.
“Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë”, theksoi ajo.
E para e shtetit të Kosovës, kujtoi edhe presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.
“Kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës”.