Osmani për Kurtin: E mbrojta kur të gjithë donin ta rrezonin, ai bëri të kundërtën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e sulmoi Kryeministrin Albin Kurti, duke nënkuptuar se ai nuk ia ktheu mbrojtjen që ajo i kishte dhënë kur të gjithë donin ta rrëzonin dikur Kurtin.
“Unë e kam mbrojtur kur të gjithë donin ta rrëzonin. Unë e kam mbrojtur. Kur populli më kërkoi edhe për një mandat, ai vendosi ta bëjë të kundërtën. Ky është dallimi”, deklaroi Osmani.
“Unë nuk kam kërkuar të ndërpritet bashkëpunimi. Tash ju uroj shumë sukses në zgjedhjen e presidentit të ri”, tha ajo, teksa theksoi se nuk ka më ambicie apo plan për rikandidim, sepse, sipas saj, nuk ka përkrahjen e partisë së Kurtit.
“Kjo është bërë e qartë para dekretit”, deklaroi ajo. “Unë nuk i kam kërkuar kurrë asnjë pozicion”.



