Osmani për rrëmbimin e serbit në veri: Shkelje e sovranitetit dhe sulm

Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar si “sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin” në tërë rajonin, rrëmbimin e qytetarit serb në pikën zero në Leposaviq në kufirin me Serbinë.

Në konferencë për media, Osmani bëri të ditur se për rastin i ka njoftuar aleatët e Kosovës si ShBA dhe shtetet evropiane.

Osmani e ka cilësuar këtë rast si “sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin” në tërë rajonin.

“Të vetmet informacione që i kemi janë rezultatet e hetimeve që i kemi nga deklaratat e dëshmitarëve dhe familjarëve të tij. Të gjitha masat janë duke u marrë nga institucionet e Kosovës për të parë gjendjen shëndetësore të qytetarit të Republikës së Kosovës, lokacionin e saktë ku gjendet për momentin, por nga informatat që i kemi nga dëshmitarët dhe familjarët e tij, ai është plagosur me qëllim që të vritet, dhe pastaj është tërhequr duke u kidnapuar”.

“Ky është një sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonën tonë kufitare, por në të gjithë rajonin tonë. Në mënyrë që të mos i ndërprejë institucionet tona në hetim, do t’i lë që rezultatet e këtyre hetimeve, që po bëhen edhe me mbështetjen e aleatëve tanë, përfundimisht të publikohen nga ana e Policisë. Por natyrisht se dyshimi është se ka pasur edhe shkelje të sovranitetit, edhe sulm ndaj një qytetarit të Kosovës”, deklaroi Presidentja.

Ajo tha se Policisë së Kosovës i duhet shumë pak kohë që t’i vazhdojë hetimet “së bashku me institucionet tjera, përfshirë Inteligjencën dhe aleatët tanë, para se të dalë raporti i plotë”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button