Osmani takoi ish-policin që u lirua nga Serbia: Qytetarëve u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Kosovës që ishte arrestuar e burgosur nga Serbia.

Osmani ka kërkuar nga mërgimtarët që të shmangin udhëtimin nga Serbia.

Postimi i saj:

Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet.

Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb.

Artikuj të tjerë

Back to top button