Osmani takon presidentin e Guineas, e falënderon për përkrahjen e tij ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se e ka falënderuar atë për përkrahjen e tij ndaj Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo”.

“Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embalo për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar tutje Osmani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button