OVL-UÇK: Nuk mjafton kërkimfalja, Basha duhet të shkarkohet

Kryeparlamentari Dimal Basha ka kërkuar falje sot për artikullin anti UÇK ku figuron si bashkëautor – me arsyetimin se i është kërkuar vetëm një pjesë për një temë tjetër e jo për UÇK’në, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë një reagim ku thonë se kërkim falja s’mjafton.
“Qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në reagim.
“Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një zyrtare për këtë çështje”, shtojnë ata.