BallinaLajme

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e 9 qershorit 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot dëshmorët që ranë më 9 qershor gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar se veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë.

Në këtë datë, toka e Kosovës u ujit me gjakun e bijve më të mirë që zgjodhën lirinë para jetës, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Në mesin e të rënëve dëshmorë që u përkujtuan janë: Liman Tejeci, Driton Krivaqa, Faik Draga dhe Feriz Bibaj.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i përkujton me nderim dhe nuk i harron kurrë Dëshmorët’’, shkruhet tutje në postimin e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button