Pacolli e VV-së nuk tregon se a do jetë Kurti edhe një herë mandatar për qeveri

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, nuk ka treguar nëse Albin Kurti do të jetë mandatar edhe për një herë tjetër, pas dështimit të 26 tetorit.
Sipas saj, për këtë do të vendosë Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Këshilli i VV-së do të vendos për nominimin e Kurtit për herë të dytë si mandatar dhe për këtë duhet të presim mbledhjen e Këshillit që të dimë se a do të ketë emër tjetër a po të mandatohet sërish Kurti”, tha ajo në Dukagjin.


