“Pagesa me çanta”, AGK dënon fushatën e rrezikshme të VV-së kundër gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim për një valë të re të fushatës kundër mediave dhe gazetarëve nga zyrtarë të partisë më të madhe politike në vend, Vetëvendosje.

“Deputetë dhe zyrtarët të tjerë të kësaj partie, duke përfshirë Adnan Rrustemin, Mefail Bajqinovcin dhe Dejona Mihalin kanë shkruar dhe shpërndarë materiale që flasin për “pagesa me çanta” në raport me gazetarët”, thekson AGK.

AGK-ja konsideron se deklarata të tilla përgjithësuese ndaj “mediave online” dhe “studiove televizive” janë të papërgjegjshme.

Deklaratat akuzuese publike duhet të përcillen me fakte, prova dhe emra të përveçëm.

AGK-ja i fton të gjitha palët që të përmbahen nga deklarata të tilla që minojnë seriozisht ambientin e zhvillimit medial.

Artikuj të tjerë

Back to top button