Pamje nga vendi i ngjarjes dyshohet se po strehohej Astrit Isufi

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të bashkëshortes së tij në Golluboc të Malishevës të enjten, u arrestua një ditë më vonë, të premten, në fshatin Polloqicë.
Ai, siç raporton sot televizioni TANDEMPRESS, po strehohej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Plloqicë të Komunën së Drenasit. Lokacioni i shtëpisë së pabanuar ku fshihej i arratisuri nga policia, ndodhet disa kilometra larg nga vendi i krimit.
Policia ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin të enjten në mëngjes rreth orës 06:30.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:



