Ballina
Pas Nikolla Vujoviqit, deportohen nga Kosova edhe dy serbë të tjerë

Pas Nikolla Vujoviqit janë deportuar nga Kosova edhe dy serbë të tjerë.
Klan Kosova mëson se deportimi i njërit prej tyre është bërë përmes pikës kufitare në Jarinje, ndërkaq i tjetrit përmes asaj te Dheu i Bardhë.
Gjatë ditës, Klankosova.tv raportoi se Vujoviqit i është revokuar shtetësia si dhe i është bërë ndalesa për t’u futur në territorin e Kosovës për pesë vjet.