Pas tri vjetësh, Policia interviston një grua për ngacmim, ishte në kërkim që nga janari i vitit 2023

Policia e Kosovës ka siguruar prezencën e një të dyshuare, e cila ishte në kërkim policor për një rast të ngacmimit që kishte ndodhur me 12.01.2023, rreth orës 13:30.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Në një rast tjetër, po ashtu në Prishtinë, Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar për një rast ngacmimi që kishte ndodhur në Prishtinë më 28.02.2026, rreth orës 17:15.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 02.03.2026 janë intervistuar dy të dyshuar, pasi dyshohet se kishin ngacmuar një person. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq dy rastet janë duke u trajtuar në procedurë të rregullt nga organet e drejtësisë.



