Pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së, Kina pritet të dominojë tregun e mineraleve të rralla

Kina pritet të ruajë kontrollin mbi furnizimin global me minerale të rralla edhe për të paktën një dekadë, pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të reduktuar varësinë nga Pekini, paralajmërojnë ekspertët.

Mineralet e rralla janë thelbësore për prodhimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë si telefonat inteligjentë, automjetet elektrike, avionët luftarakë dhe raketat, dhe aktualisht Kina kontrollon rreth 70% të nxjerrjes dhe 90% të përpunimit të tyre në nivel global.

Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit Donald Trump, kanë rritur investimet, kanë krijuar marrëveshje me aleatë si Australia dhe Ukraina, dhe kanë ndërmarrë iniciativa për të ndërtuar kapacitete të brendshme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve të rralla.

Vetëm në Australi është firmosur një marrëveshje prej 8.5 miliardë dollarësh, që përfshin investime të përbashkëta për projekte të reja minerare dhe përpunimi.

Gjithashtu, janë marrë hapa për të grumbulluar rezerva strategjike, për të shpejtuar lejet mjedisore dhe për të përfituar nga projektet në Kanada, Pakistan dhe vende të tjera.

Ekspertët theksojnë se pengesat nuk janë vetëm ekonomike. Lejet mjedisore, mungesa e ekspertizës teknike, si dhe kostot e larta të ndërtimit dhe operimit përbëjnë sfida madhore për vendet perëndimore që kërkojnë të reduktojnë varësinë nga Kina.

Në shumë raste, projektet kërkojnë vitet të tëra për ndërtim dhe funksionalizim. Për më tepër, edhe vetë kërkesa për minerale të rralla po rritet me shpejtësi, duke e bërë sfidën edhe më komplekse.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button