PDK e LVV bëhen bashkë për balotazhin në një komunë

Lëvizja Vetëvendosje do e ndihmojë Partinë Demokratike të Kosovës në balotazhin në komunën e Dragashit.
Partitë kanë arritur koalicion gjatë së enjtes, ka njoftuar kandidati i PDK-së për këtë komunë, Shaban Shabani që tregon se pjesë e bashkëpunimit janë edhe Vakat dhe kandidati i pavarur, Nedzmidin Sejdilar.
“Pas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Koalicionit Vakat dhe Kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar”, shkruan Shabani.
Shton se është bërë edhe harmonizimi i programeve.
“Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim”, përfundon Shabani.



