PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme: Tentim për të mbuluar dështimin

Vlora Çitaku njofton se Partia Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin dhe çështje tjera të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Ajo thotë se kjo seancë është skemë e radhës për të mbuluar krizën në të cilën po e fut vendin qeveria në ikje.
“Sot PDK nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtzaëkonshme. Kjo seancë edhe po të mos ishte skemë e radhës për të mbuluar krizën në të cilën po e fusin vendin qeveria në ikje, është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues. Jemi dëshmitarë që për dhjetë muaj Ksoova është mbajtur peng, vendi është zhytur në bllokim insiztutucional. Qytetarët po preisn qeveri të re, parlament e shtet normal. Pas 10 muajsh nuk e kemi asnjërën. Kosova e ka humbur tërëisht vitin 2025. Kjo seancë është tentim për të mbuluar dështimin. Ajo që po shohim është e dukshme”, tha ajo në konferencë për media.
Sa i përket votës për qeveri, ajo thotë se PDK nuk ka votë për LVV-në, raporton Paparaci.
Tutje, ajo fton presidenten Vjosa Osmani që të shpallë zgjedhjet e reja.
Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit që ka zgjedhur ta përdorë fitoren jo për të qeverisur, por për të zvarritur, për të manipuluar proceset dhe për të konsumuar çdo afat ligjor, në mënyrë që, sipas saj, të shmangë përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve.
“E përsëris: kjo seancë që do të mbahet pas pak minutash, është farsë. Është truk politik. Nuk është zgjidhje, është tentim për të mbuluar dështimin. Ajo që po shohim sot është e dukshme: Kur vjen puna për të formuar institucionet: zvarritje, pasiguri dhe manipulim afatesh nga LVV. Por kur vjen puna për t’i ikur përgjegjësisë: nxitim i çuditshëm, madje duke shkelur rendin kushtetues”, ka thënë Çitaku.



