Peja në balotazh, Muhaxheri dhe Kelmendi masin forcat në raundin e dytë

KQZ sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash.
Peja do të shkojë në balotazh.
Dy kandidatët që morën më së shumti vota janë Gazmend Muhaxheri dhe Taulant Kelmendi.
Gazmend Muhaxheri (LDK): 46.25 për qind
Taulant Kelmendi (VV): 27.78 për qind.
Balotazhi do të mbahet më 9 nëntor.




