Pejë: Aksident mes një veture dhe motoçiklete, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Një veturë e ka goditur një motoçikletë rreth orës 18:10 në rrugën “Bill Clinton. Dy persona janë lënduar dhe janë trajtuar. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi

Artikuj të tjerë

Back to top button