Pejë: Burri raporton në polici gruan e tij për dhunë ndaj fëmijës së tyre

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e së martës në Pejë, ku një burrë ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij. Sipas tij, ajo ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre.

Pejë: “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre”, thuhet në raportin policor.

Si dëshmi, ankuesi ka dorëzuar video-incizime dhe mesazhe.

E dyshuara është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet si dhunë në familje.

Artikuj të tjerë

Back to top button