Pejë: Hajnat grabitën 40 mijë euro stoli ari, ndërsa pronari i gjuan me armë nga distanca

Një rast i rëndë “Vjedhje e rëndë” u regjistrua në rrugën “KFOR” në Pejë, ku dy persona të maskuar kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme.

Sipas informacioneve, pronari i shtëpisë kishte qenë mysafir për iftar tek të afërmit, ndërsa të dyshuarit, duke shfrytëzuar një palë shkallë metalike, kanë hipur në tarracë dhe përmes ballkonit kanë hyrë brenda në shtëpi.

Nga aty dyshohet se janë vjedhur rreth 20.000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë nga 15.000 deri në 20.000 euro.

Kur ankuesi është kthyer në shtëpi dhe ka vërejtur personat duke u larguar në drejtim të lagjes, ai ka hyrë brenda, ka marrë pistoletën që e posedonte me leje dhe, sipas deklarimit të tij, ka shtënë në ajër për t’i frikësuar të dyshuarit.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj personave të panjohur të iniciohet procedurë hetimore për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa ndaj ankuesit, Z. H (41-vjeçar), është iniciuar procedurë për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Rasti vazhdon të hetohet nga policia për identifikimin e personave tjerë të dyshuar.

Artikuj të tjerë

Back to top button