Për një javë policia shqiptoi 1 mijë e 355 gjoba trafiku në Pejë

Policia në Pejë ka bërë të ditur se për një javë janë shqiptuar 1 mijë e 355 gjoba në trafik.
PK-ja ka bërë të ditur se gjobat janë shqiptuar nga 17 tetori deri më 23 tetor.
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacionet Policore dhe njёsiti i Tafikut, gjatё javёs qё shkoj nga data 17.10.2025 e deri me datёn 23.10.2025, kanё shqiptuar pёr kundёrvatёsit: njëmijë e treqind e pesёdhjetё e pesё (1355) tiketa, tri (3) motoçikleta janё sekuestruar, tetёmbёdhjetё (18) patën shofer janё sekuestruar.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me aktivitetet nё teren, me qellim tё parandalimit tё aksidenteve, derisa Policia do tё ketё zero tolerancё ndaj tё gjithё kundёrvajtёsve nё komunikacion”, thuhet në një njoftim.



