Përfundon numërimi i votave, Krasniqi: PDK, partia e parë në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, PDK ka marr mbi 187 mijë e 500 vota.
Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se qytetarët kanë folur qartë në këto zgjedhje.
Postimi i plotë:
PDK – Partia më e votuar në Kosovë!
Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish.
Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë.
Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj.
Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!



