Përfundon numërimi i votave me postë për Mitrovicë, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Mitrovicës.

Pas numërimit të katër kutive me fletëvotime nga jashtë, i pari ka dalë kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, me 55.92 për qind apo 392 vota.

Në vendin e dytë është Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës me 33.67 për qind apo 236 vota.

Kurse, me 71 vota apo 10.13 për qind është Gëzim Plakolli i LDK-së, teksa në vendin e katërt është Qazim Nimani i AAK-së me dy vota.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button