
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, nga nisja e procesit të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të enjten, më 22 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar rreth 45 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1,142 nga gjithsej 2,557.
Deri më tani, procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 11 komuna.
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e çdo vendvotimi do të publikohen gradualisht në platformën zyrtare të rezultateve, në seksionin QNR > Rinumërim.



