Përparim Rama njofton për fillimin e ngrohjes me Termokos

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për fillimin e sezonit të Termokosit.

Ai ka thënë se këtë viti po fillojnë më herët për shkak të rënies së temperaturave.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve ndërsa furnizimi stabilizohet gradualisht gjatë orëve të para.” – ka shkruar ai.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Kryeqytetit,

Sezoni i ngrohjes qendrore fillon më 15 tetor dhe përfundon më 15 prill, por sivjet, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë, sezonën po e nisim 8 ditë më herët.

Faleminderit NP “Termokos” dhe KEK-ut për përgatitjet dhe bashkëpunimin që, tashmë prej vitesh, sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me ngrohje për mbi 25 mijë familje dhe biznese në kryeqytet.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve ndërsa furnizimi stabilizohet gradualisht gjatë orëve të para.

Së bashku po sigurojmë një Prishtinë më të ngrohtë dhe më të sigurt këtë dimër.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button