Ballina

Përparim Rama tentoi t’ia jepte në menaxhim Pishinën e Gërmisë biznesit të shuar të bashkëpartiakut të tij

Pishina më e madhe në Ballkan, Pishina e Gërmisë, e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë, u synua të kalojë në menaxhim privat pas dështimit të ndërmarrje publike për menaxhimin e saj. Përpos në biznes privat, qëllimi i pushtetarëve ishte që Pishina e Gërmisë të kalojë nën menaxhimin e bashkëpartiakut të tyre, Shpend Avdylit, sekretarit të degës së III të LDK-së në Prishtinë

Pishina e Gërmisë, për vite të tëra është menaxhuar nga Ndërmarrja Publike Lokale “Sport Marketing”, e cila të vetmin aksionar e ka Komunën e Prishtinës, mirëpo për shkak të kërkesës së madhe është synuar që ajo të kaloj nën menaxhim të një kompanie private.

Komuna e Prishtinës kishte bërë një thirrje publike për të pritur ofertuesit e për çudi fituese e kësaj thirrje u shpall “Delice Caffe”, e cila nuk pati fare konkurrent të tjerë, pasi që ishte e vetmja që kishte aplikuar.

E kjo kafeteri, sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, figuronte në pronësi të Shpend Avdylit, i cili është sekretar i degës së III të LDK-së në Prishtinë e ku kryetar i kësaj dege është Alban Zogaj, i cili është edhe nënkryetar i Kryeqytetit.

Por pesë ditë para shpalljes së fituesit, pra më 23.05.2024, ARBK-së i shkoi kërkesa për ndërrimin e pronësisë së kompanisë “Delice caffe SH.P.K”.

Këtë kërkesë nga ARBK-ja kanë njoftuar se e kishin miratuar më 30 maj të këtij viti.

Emri i Shpend Avdylit që figuronte deri më 29 maj u largua, duke u shënuar emri i një gruaje si pronare e biznesit.

Sipas të dhënave të ARBK-së, Avdili, biznesin e tij e kishte regjistruar në nëntor të vitit 2021 dhe aty figurojnë vetëm dy punëtorë.

Megjithatë, në profilin e ARBK-së të kontrolluar së fundmi, nga Avdyli ka mbetur vetëm email adresa, meqë si person i autorizuar dhe pronare figuron Jehona Hysenaj.

Ndërkaq, numri i telefonit i shkruar në faqe të ARBK-së figuron i një gruaje tjetër, e cila i tha Kiksit se në atë kafeteri kishte qenë e angazhuar në mirëmbajtjen e financave, prandaj e kishin vendosur numrin e saj të telefonit.

Sipas saj, biznesi “Delice Caffe” nuk ekziston më.

Si përfundim, Avdyli nuk e mori pishinën Gërmia. Kjo për shkak se ky i fundit, i cili ishte i vetmi aplikues, vendosi të tërhiqet.

E këtë e bënë të ditur nga ndërmarrja “Sport Marketing” përmes një njoftimi në faqen e tyre, të cilin e publikuan më 30 maj të këtij viti. Në këtë njoftim, nuk u bënë të ditura arsyet e tërheqjes.

Nga menaxhmenti i Sport Marketingut thirrja u rishpall dhe tashmë ajo vazhdon të jetë e hapur për të gjitha kompanitë që synojnë menaxhimin dhe shërbime hotelerie të pishinës së Gërmisë në Prishtinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button