
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Malishevë. Ata dyshohen se brenda një lokali janë hasur duke luajtur lojëra fati “bixhoz”.
Po ashtu është bërë e ditur se në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.



