Pësoi lëndime të rënda pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit, detaje nga QKUK-ja

Një person ka pësuar lëndime të rënda pas shpërthimit të një bombole të oksigjenit që ndodhi sot në rrugën Kaçanik – Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj.
Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim në QKUK.
Rreth gjendjes së tij shëndetësore detaje kanë dhënë nga Qendra Emergjente.
Drejtori Naser Syla, tha se gjendja është stabile.
“Gjendja stabile, por me lëndime të rënda. Po vazhdon të trajtohet në Qendren Emergjente. Sipas gjitha gjasave do ta vazhdojë trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla.