Pezullohet tenderi për renovimin e Stadiumit të Gjilanit

Është pezulluar sërish projekti për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan.
Procesi tenderues është suspenduar pas ankesës së një operatori ekonomik, i cili ka ofertuar me çmim më të lirë sesa operatori i rekomanduar për kontratë.
Zyra e Prokurimit të Komunës së Gjilanit, e ka publikuar sot njoftimin për pezullimin e procesit derisa Organi Shqyrtues i Prokurimit të shqyrtoi ankesën e operatorit ankues.
“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull ‘Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit’”, thuhet në njoftim.

Kompania e cila ka dërguar ankesë kundër procesit është një konsorcium ekonomik i kryesuar nga EURO CONSTRUCTION.
Ky grup i operatorëve ekomomikë kishte ofertuar me çmimin prej 13 milionë e 274 mijë eurove, mirëpo, Komuna e Gjilanit e ka shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomikë të udhëhequr nga El Bau Sh.p.k., me çmim 14 milionë e 997 mijë eurove.