Plagoset me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja

Astrit Kalaja, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, është plagosur me armë zjarri të hënën.
Mësohet se një person i armatosur ka hyrë në sallën e gjyqit, duke qëlluar drejt gjyqtarit Kalaja, raportojnë mediat shqiptare.
Gjyqtari ka mbetur i plagosur, është transportuar drejt spitalit dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.