Lajme
Plas sherri mes vëllezërve në Prishtinë: Njëri prej tyre arrestohet pasi e fyu e ofendoi tjetrin për një pronë

Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe ofenduar vëllanë e tij.
Sipas policisë, palët gjatë intervistimit nuk kanë prezantuar ndonjë dëshmi mbi pronësinë, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, ka fyer dhe ofenduar viktimën mashkull kosovar, -vëllain e tij. Palët gjatë intervistimit nuk kanë prezantuar ndonjë dëshmi mbi pronësinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.