
I dyshuari, N.P është dërguar në stacion policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë deklarimit, ai ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke pretenduar se veprimi ka ndodhur pasi, sipas tij, ishte sulmuar fillimisht nga viktima.
Rasti ka ndodhur në fshatin Balloc të Komunës së Podujevës.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy djemtët çiftit, ndërsa viktima për shkak të gjendjes se renduar emocionale nuk ka qenë në gjendje për të dhënë deklaratë, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.



