
Policia e Kosovës ka njoftuar nje person është kapur në pikën kufitare në Vermicë me lëndë narkotike. Sipas informacioneve të para, i dyshuari është shtetas i Shqipërisë, te i cili pas kontrollit, është gjetur një sasi e marihuanës.
Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për t’u intervistuar lidhur me rastin. Ndërsa PK, kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


