Të shtëna me armë zjarri kanë shqetësuar sot kryeqytetin, e ku si pasojë e saj raportohet se një person ka vdekur dhe tre janë plagosur.
Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes por Policia e Kosovës është në kërkim të tyre.
Tashmë, siç mëson lajmi.net Policia e Kosovës ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë” duke shtuar forcat e rendit gjithandej.
Janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.