Policia arreston një serb në tubimin pro-Vuçiç në veri, organizim nga Lista Serbe

Në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën Veriore, ku sot u mbajt një tubim në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Në tubim, përveç qytetarëve, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë kandidatin për kryetar të Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç.
Policia dyshon se prapa protestës qëndron Lista Serbe.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se forcat policore janë shtuar në terren për të siguruar qetësinë.
“Ne jemi njoftuar për këtë tubim, nuk i ndalojmë, janë shoqata e pensionistëve, por informacionet tona tregojnë se mund të jetë edhe Lista Serbe,” deklaroi ai.
Policia vazhdon të mbetet në gatishmëri për çdo situatë në veri.