Policia e konfirmon: Viktima u gjet i vdekur në një veturë në Veternik
Një person ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë në Veternik të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.
Pllana tha se viktima është gjetur i vdekur në një veturë në veternik.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”, tha Pllana.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
LEXO EDHE:



