Ballina

Policia e Kosovës organizon sot konferencë për media, pas operacionit në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media për të shpalosur detaje rreth operacionit policor të zhvilluar në një fshat të Leposaviqit.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit, janë gjetur dhe konfiskuar armë, municion, eksploziv dhe uniforme ushtarake. Këto do të prezantohen në konferencë nga autoritetet përkatëse.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë: ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe zv/drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Veton Elshani.

Konferenca do të mbahet në Ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë, në Mitrovicën e Veriut, në orën 18:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button