Policia e Kosovës prezanton Sistemin e Identifikimit Biometrik (BIS)

Policia e Kosovës ka inauguruar Sistemin e Identifikimit Biometrik (BIS), të shtunën, më 29.11.2025. 

Siç thuhet në një njoftim, ky sistem i avancuar mundëson regjistrimin, ruajtjen dhe verifikimin e të dhënave biometrike, duke përmirësuar digjitalizimin dhe efikasitetin e proceseve të migracionit. 

Sipas Policisë, projekti është realizuar me mbështetje financiare nga Mbretëria e Zvicrës / SEM dhe implementim nga IOM.

Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë, përmirësimin e qarkullimit të informacionit ndërinstitucional dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme”, thuhet në njoftimin e lëshuar në facebook nga Policia e Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button